BallinaKryesoreShqipëria në ngujim e lëngatë, Rilindja hedhur për sfilatë

Shqipëria në ngujim e lëngatë, Rilindja hedhur për sfilatë

Nga Dashnor Visha

Te dashur miq !
Këto ditë të gjendjes së jashtëzakonshme Atdheu është në shtetrrethim, ngujuar, mbyllur brenda, ngaqë nuk dihet se ku bien e shpërthejnë bombat e padukshme, sipas kryerilindasit, i cili ka nxjerrë nëpër rrugë policë e ushtarë të armatosur me autoblinda e armatim të rëndë, ku duhet të ishin kontigjente të panumërta mjekësh e infermirësh, punonjësish socialë për të dhënë e shpërndarë mjete për mbijetesë, bukë, ujë e ilaçe.
Përse dhe ndaj kujt ky demonstrim i verbër force!? Ku është armiku!?
Përse duhen automatikë e plumba!
Apo, propagandë frike e terror, se hedhim valle në gojë të ujkut, si dikur dje, në kohën e etërve, ndaj armikut imagjinar, imperializmit e revizionizmit, këtij xhandari ndërkombëtar të popujve, ndaj të cilëve kryerilindasi serviloset sot e paguan fatura të majme për t’u vjedhur një foto a fjalë të mire, vetëm e vetëm për të rritur namin e tij të përllongur, unin hiperbolik e qesharak që fryhet si bretkosa që deshi të bëhej sa një ka…Fundi i së cilës dihet…
Partia Demokratike me opozitën e Kryetarin e saj Basha, ka bërë me dije masat që duhen për vendin në këto kohë kritike, ka dhënë opinionet dhe kontributin e saj për gjendjen, për përballimin e saj me sukses.
Por Rilindja me kryerilindasin gjithëditës “do të bëjë dasëm pa mish” dhe luftë me “pushkën e vet, por fishekët e Zyberit”, thonë në veri për ato që ruajnë çentezin e lekut për popullin dhe hapin thesin katërcipërisht për oligarkët.
Vini re tenderin e përfolur të Ministres Xhaçka, një thërrime në detin e madh të mjerimit. Shihni buxhetin e ofruar nga kryerilindasi fotozhenik, sa një e treta e Kosovës pa Qeveri dhe me popullsi më të paktë se sa jona. Fjalë, Fjalë. Unë, Une. Luftë e Arkivole.
Por, duhen fonde, duhen veprime nderhyrje konkrete sa nuk eshte akoma vone.
Vetëm shtrëngim rripi e kursim drastik për popullin e thjeshtë që paguan taksat, ndërsa PPP vazhdojnë të rrjedhin lum në xhepat e pangopshëm të oligarkisë, rrethit të sputnikëve të rilindjes.
Sot ka shqiptarë e shqiptare që trokasin në dyert e Atdheut, Shqipërisë, por listat dhe portat janë mbyllur. A janë apo nuk janë më shqiptarë? A kanë apo nuk kanë qeveri?
Ata, nuk mund të hyjnë në hisen e tokës dhe diellit të vet, ngaqë kështu ka vendosur kryerilindasi, që kujton se mjekra mund ta bëjë Ismail Qemal.
Nuk është forma e pamja, por vepra që të bën të hyshë në zemrat e bashkëkombasve dhe të mpiksesh në përjetësi, jo shtirja e neveritshme, lotët e krokodilit, të cilëve u ka dalë boja herët.
Një orë e më parë shteti të listojë njerëzit e vet, anembanë botës, për t’i kthyer në shtëpi, pranë vatrës, familjes, gruas dhe fëmijëve!
Ti ktheje aty ku kanë djepin e lindjes dhe varret e të parëve. Këtë nuk ka te drejtë t’ua heqë askush, pavarësisht përmasave, apo dhe matjes me hijen e mëngjesit/
Shihni ndihmat, personalizohen me emra të përvetshëm ministrash, deputetësh, kryebashkiakësh, anëtarësh të rilindjes dhe PS, kur ato që paguajnë në të vërtetë janë shqiptarët.
Sheh ministra, kryebashkiakë të neveritshëm, deputetë anonimë e pamoral, që me dy qese në duar, nën dritën e blicëve dhe projektorëve filmohen teksa trokasin si shpëtimtarët në dyert e mjerimit. S’ka më turp e më zi.
E mira, bëhet, thotë populli, e hidhet në det, jo në dritaret e TV, që janë kthyer në grusht hiri e mjegulle në sy të së vërtetës dhe popullit.
Ne sigurisht nuk e kemi luksin të shpërdorojmë, por ama për të kryer shërbimin ndaj qytetarëve duhet ta kemi përgjegjësinë, madje deri në përkushtim e sakrificë.
Lufta, mjerimi, sëmundja, nuk luftohen me propagandë por me vepra.
Fytyra e kryerilindasit që gëlon ekraneve, nga mëngjesi e deri në mesnatë, nuk është as bukë, as ujë, as fruta, as qera, as rrogë, as ilaç, as dritë, as ngrohtë, as mjekim…
Koha dhe situata e jashtëzakonshme ku jemi duan fonde, shërbim, mundësi për t’u kapërcyer pa kosto jetësh njerëzore.
Por paketat eunuke e gjysmake të qeverisë nuk të çojnë kund. Qeveria nuk duhet të bëjë sfilatë qokash, të trokasë për ndihmë vetëm në dyer militantësh, as të bëjë fushatë, por të shtrohet ne punë me përmbajtje, në shërbesë me efikasitet, larg TV, se ato më së shumti luajnë rolin e sirenave, gënjejnë, e ngopin me lugën bosh.
PD si opozitë në qendër dhe në bazë ka marrë dhe ushtruar si dhe ne vazhdim do te marre te gjitha përgjegjësitë e saj per te qene prane njerezve ne nevoje ne cdo rast dhe ne cdo kohe qe ata ta kene te nevojshme.
Ne si PD e Njësisë Nr. 6 kemi identifikuar dhe ndihmuar me qindra familje në nevojë si dje ne rastin e termetit ashtu dhe sot ne rastin e kesaj pandemie dhe situate te pazakonte.
Zoti qofte me ne dhe prane nesh !

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular