BallinaPolitikeVIDEO/"Qeveria kreu 225 tendera luksi, pa garë”, Spaho: Në mars Rama nuk...

VIDEO/”Qeveria kreu 225 tendera luksi, pa garë”, Spaho: Në mars Rama nuk dha asnjë lek për shqiptarët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nëpërmjet një postimi në facebook shprehet se në muajin mars kryeministri Edi Rama nuk u dha asnjë lek shqiptarëve.

Spaho thotë se po në këtë muaj qeveria ka kryer 225 tendera, pa garë me vlerë 26.5 milionë euro.

Sipas tij kryeministri ka para në buxhet për të paguar do shqiptar, por ai i shpenzon taksat e shqiptarëve për luks.

Postimi i Spahos:

Në muajin mars, muaji i shpërthimit të epidemisë në Shqipëri, qeveria ka kryer 225 tendera. Ka shpenzuar 26.5 milionë euro kryesisht për luks, pa garë dhe pa kursime. 

Edi Rama ka lekë në buxhet për të paguar çdo shqiptar të mbetur pa punë për shkak të epidemisë, por ai i shpenzon taksat e shqiptarëve për luks.

Edi Rama ka lekë në buxhet për të financuar ekonominë qe të mos rrënohet, por ai ua jep klientëve të tij në tendera pa garë. Të dhënat në video i japin përgjigje pyetjes se kush është prioriteti i Edi Ramës: klientët apo shqiptarët.👇

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular