Bëhet fjalë për rreth 60 persona që nuk po lejohen të hyjnë në vendin tonë për shkak se nuk kanë marrë leje dhe kufiri është i mbyllur. Ata po kalojnë netët në të ftohtë dhe orët e fundit kanë bllokuar rrugën për kalimin e kamionëve, por qeveria nuk po i lejon të hyjnë.
Sipas Bashës, një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë.
“I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit.
Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre. Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale” – thotë Basha. ©LAPSI.al