BallinaAktualitetBasha nxjerr VIDEON: Ç'njerëzore lënia e shqiptarëve në kufirin me Greqinë

Basha nxjerr VIDEON: Ç’njerëzore lënia e shqiptarëve në kufirin me Greqinë

Bëhet fjalë për rreth 60 persona që nuk po lejohen të hyjnë në vendin tonë për shkak se nuk kanë marrë leje dhe kufiri është i mbyllur. Ata po kalojnë netët në të ftohtë dhe orët e fundit kanë bllokuar rrugën për kalimin e kamionëve, por qeveria nuk po i lejon të hyjnë.

Sipas Bashës, një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë.

“I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit.

Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre. Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale” – thotë Basha. ©LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular