Digjet banesa në Mat, plagosen çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët

0

Katër anëtarë të një familje në Mat mbetën të lënduar ndërsa banesa e tyre u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit  në fshatin Shoshaj në banesën e shtetasit P.D, ku ka kanë mbetur të lënduar çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët.

Ata janë transportuasr për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit në banesë. Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë lënë ndezë një pajisje elektronike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.