BallinaBotaHistoria e dhimbshme e 30-vjeçares, dëgjon frymën e fundit të së ëmës...

Historia e dhimbshme e 30-vjeçares, dëgjon frymën e fundit të së ëmës me Covid-19 përmes telefonit

Një 30-vjeçare nga Britania ka treguar sesi u nda në distancë nga nëna e sëmurë me koronavirus në spital. Sophia Essel ka treguar se si iu desh të dëgjonte frymën e fundit të nënës së saj përmes telefonit.

E ëma, 51-vjeçarja Kay Elmer nga Wirral në Merseyside, ndërroi jetë e vetme në njësinë e kujdesit intensiv pasi nuk mundi ta fitonte betejën me koronavirusin.

Vajza e saj Sophia ishte duke qëndruar në dhomën e pritjes në momentet e fundit të nënës së saj dhe mund të komunikonin vetëm përmes telefonit.

Sophia tregon:

“Sa më shumë njerëz që injorojnë udhëzimet, aq më gjatë nuk do më lejohet të kem një memorial për nënën time. Për fat të keq mua dhe familjes sime na është dashur të paguajmë për gabimet e njerëzve që nuk qëndrojnë brenda. Vdekja e mamit tim mund të ishte parandaluar. Ishte vërtet e dhimbshme. Unë jam personi i fundit me të cilën ajo foli. Vëllai im është në ushtri, është java e tij e parë. Të nesërmen në mëngjes ajo më telefonoi duke qarë sepse ishte shumë e frikësuar..”

Sophia-s nuk lejohej të ulej pranë të ëmës dhe t’i mbante dorën, por po e shikonte përmes një dritare teksa ajo që luftonte për jetën.

Duke folur për minutatat e saj të fundit, vajza tregon:

“Shkova në dritaren e dhomës dhe e pashë. Mjekët e kthyen nga ne dhe ishte e tepërt. Rashë në dysheme duke qarë.”

Sophia i këndoi të ëmës hitin e Tina Turner, “Simply the Best”, përpara se të jepte frymën e fundit. /abcnews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular