BallinaKryesoreMjeku Ilir Allkja: As kam punuar dhe as kam besuar për bonusin...

Mjeku Ilir Allkja: As kam punuar dhe as kam besuar për bonusin e Ramës. Ja çfarë duhet të bëj…

Nga mjeku Ilir Allkja

Personalisht këto ditë të vështira për vendin dhe shqiptarët nuk kam punuar për asnjë çast për paratë bonus të premtuar nga Rama !
Të njëjtën gjë besoj dhe për shumicën e kolegëve të mij .
Unë as që kam marrë mundimin të besoj premtimet e Ramës për bonus mjekëve e stafeve ndihmëse që janë në vijën e parë të luftës ndaj Covid19.
Së pari Rama të na krijojë kushtet të punojmë si kolegët tanë në rajon , se me ata të Evropës jemi shumë larg , dhe së dyti të na testojë për Covid19 sepse po na mohohet kjo .
Tashmë ne por edhe familjarët tanë e dimë që jemi të rrezikuar, por testimi është i domozdoshëm që të mos infektojmë pacientët tanë, nëse ne jemi Covid19 .
Unë nuk listoj dot ndonjë premtim të mbajtur të këtij km , por paratë janë të fundit në këtë betejë, kryesorja është që tja dalim të ndihmojmë sa më shumë shqiptarë , të mund te ndalim këtë epidemi të marrë jetë njerëzish !
Bashkë do t’ja dalim  !
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular