BallinaAktualitet“T’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe” –...

“T’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe” – Basha mesazh përpara të dielës së Pashkëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një mesazh në Facebook, në kuadër të së dielës së pashkëve, bëri thirrje për lutje ndaj Zotit që të na lehtësojë këtë sprovë të madhe, siç e cilëson ai epideminë e koronavirusit.

Postimi i plotë i Bashës:

Dy ditë përpara të dielës së Pashkëve, në këtë të premte të veçantë të sakrificës dhe dhimbjes, le të bashkohemi në një lutje të përbashkët: t’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë si familje, si vend dhe si komb, dhe të na japë durim dhe fuqi për të dalë më të fortë prej saj.

Sjelltë heshtja e kësaj të premte ndriçim dhe meditim për secilin prej nesh, për atë çfarë mund të bëjmë më mirë. Të lutemi në këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular