BallinaAktualitet“Po të isha këshilltar i Ramës…”, profesor Bundo: Duhet paketë ndihme deri...

“Po të isha këshilltar i Ramës…”, profesor Bundo: Duhet paketë ndihme deri në 1 miliard euro për biznesin në kohën e krizës

Profesori i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo në një lidhje me Skype me News 24, deklaroi se në kushtet e përhapjes së pandemisë së COVID 19 qeveria duhet të ndihmojë bizneset, përfshi këtu edhe biznesin e madh.

Ai foli për një paketë të qartë ndihme që shkon nga 600 milionë euro në 1 miliard vetëm për biznesin, duke shtuar që kjo është mëse e nevojshme. Bundo tha se gjërat duhen marrë me qetësi nga qeveria, e cila duhet gjithshashtu të rishikojë buxhetin.

“Në 2020 do kemi rënie ekonommike, është e pashmangshme por duhet të reduktojë sa më shumë të jetë e mundur dhimbjet e shkaktuara nga kjo luftë e kohëve moderne. Të sakrifikojnë individët me paga të larta, ata me paga të mesme të pranojnë që s’do kenë mbështetje ndaj shteti, dhe të varfërit ose me paga të ulëta duhet të jenë në vëmendjen e qeverisë. Qeveria duhet të punojë në mënyrë të jashtëzakonshme, të ristrukturiohet dhe të rishikohet buxheti i shtetit, të bllokohen investimet në objekte social-kulturore, tenderat, PPP që janë huammarrje të pastra por me kosto të lartë. Qeveria duhet të zerojë investimet për zyra pra shpenzimet, të ketë reduktim edhe të fondit të pagave por në radhë të parë zyrtarët të heqin dorë nga udhëtimet jashtë shtetit, të hiqen fare fondet për mirëmbjajtje zyrash dhe karburanti. Duhet që tek punonjësit e ndërmarrjeve private shteti të japë vëmendje të madhe. Ndihma e parë që i duhet dhënë kur një biznes nuk po punon është të mos paguajnë detyrimin që i kanë shtetit. Gjërat duhen marrë me qetësi do i thosha kryeministrit po të isha këshilltar i tij, duhet analyze dhe më shumë vëmendje privatit. Ka ardhur koha të miratohet një paketë ndihme që shkon nga 600 milionë euro në 1 miliard euro që biznesi të marrë frymë”,- shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular