BallinaUncategorizedVIDEO/ Shkodranët harrojnë për pak çaste koronavirusin, shijojnë në dritare e ballkone...

VIDEO/ Shkodranët harrojnë për pak çaste koronavirusin, shijojnë në dritare e ballkone këngëtarin e tyre të zemrës

Ndonëse Shkodra është konsideruar si ‘mina me sahat’ sa i takon rrezikut të përhapjes së koronavirusit, dje qytetarët e saj harruan për pak çaste izolimin në banesë, ndërsa shijuan në ballkone e dritare muzikën e bukur të këngëtarit Bujar Qamili.

Teksa këndonte repertorin e tij më të bukur, Bujar Qamili iu fali për pak çaste bashkëqytetarëve të tij disa momente kënaqësie. E për të përshendetur iniciativën e këtij koncerti, titulluar ‘Dhuratë për Shkodrën’, ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta, ndërsa theksoi se kjo është një iniciativë e shumë artistëve shqiptarë.

foto galeri

  • foto galeri

Mes të tjerash Meta ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.


MESAZHI I METËS

Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili dha dje në mbrëmje një koncert në një nga sheshet qendrore të Shkodrës, në mbështetje të bashkëqytetarëve të tij, që qëndrojnë në shtëpi për shkak të masave për parandalimin e COVID-19.
Koncerti i titulluar “Dhuratë për Shkodrën” u mbështet nga TV 1 Channel i këtij qyteti, dhe është pjesë e nismave të shumë artistëve shqiptarë, të cilët po mbështesin qytetarët në përballimin e vështirësive të krijuara.
Duke e falenderuar me mirënjohje Mjeshtrin e Madh Bujar Qamili, ju përshëndes të gjithëve me këtë kolazh të interpetuar prej tij, dhe ju uroj të gjithë shqiptarëve një të diel të qetë, të gëzuar e të këndshme pranë familjeve!
GËZUAR PASHKËT SHKODËR!
PASHKË TË MBARA PËR TË GJITHË! 🇦🇱

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular