BallinaAktualitetBasha: Rama të shmangë retorikën politike. Prioriteti im i vetëm; shëndeti, jeta...

Basha: Rama të shmangë retorikën politike. Prioriteti im i vetëm; shëndeti, jeta dhe ekonomia e shqiptarëve

Basha: Rama të shmangë retorikën politike. Prioriteti im i vetëm janë shëndeti, jeta dhe ekonomia e shqiptarëve.

Pyetje: Besoj e ndoqët një orë më parë kryeministrin i cili ju bëri një ftesë për të bashkëpunuar, për të bashkuar ekipet e teknicienëve për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. Si do t’i përgjigjeni kësaj ftese?

Lulzim Basha: Unë nuk do të përfshihem në asnjë debat politik dhe do të shmang, siç kam bërë gjithë këtë kohë, çdo retorikë me kryeministrin, të cilit i bëj të njëjtën ftesë; të shmangë retoriken politike dhe në veçanti gjuhën e dyfishtë ndaj opozitës, ku një ditë e sulmon e anatemon dhe ditën tjetër adopton propozimet tona. Të fokusohet tërësisht tek prioriteti kryesor i shqiptarëve: shëndeti, jeta e tyre, ekonomia e tyre dhe në tërësi ekonomia e vendit. Ky është prioriteti i vendit, ky është prioriteti im dhe i opozitës dhe uroj me gjithë zemër që të jetë edhe prioriteti i kryeministrit. Në funksion të kësaj kemi vënë gjithë ekspertizën tonë, ekspertët tanë janë gati për të ofruar ekspertizën e tyre çdo moment në shërbim të qytetarëve, në fushën e shëndetësisë, në fushën e ekonomisë, në fushën juridike. Propozimet janë konkrete, janë publike. E vetmja gjë që njerëzit mendoj nuk vlerësojnë është që njëherë sulmohen pastaj adaptohen. Uroj që kjo praktikë të marrë fund, por e gjithë energjia, e gjithë vëmendja dhe gjithë përkushtimi i opozitës dhe i imi personal, janë në shërbim të njerëzve dhe shpresoj shumë që edhe paketa që sapo ka shpallur sonte në darkë e cila natyrisht meriton të analizohet, presim VKM-në për të parë ekzaktësisht çfarë ka në këtë paketë, të zbatohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular