Kryeministri Edi Rama njoftoi se do ketë “lehtësim” për lëvizjen e qytetarëve. Orari i lëvizjes si për automjetet dhe për këmbësorët është zhvensour nga ora 13:00 në 17:30 të pasdites.
Por ‘bujaria’ e qeverisë bie poshtë teksa dje, në një njoftim për shtypin, Policia e Shtetit njoftoi se, nëse qytetarët largohen më shumë se 500 metra nga banesa e tyre, ndëshkohen.
Madje, për të arritur planin e saj, policia do të përdorë edhe dronët.
Kjo situatë absurde ka bërë që në rrjetet sociale të mos mungojnë memet tallëse.