BallinaEkonomiFlamur Hoxha: Ja sa të punësuar rrezikojnë largimin nga sektori fason nëse...

Flamur Hoxha: Ja sa të punësuar rrezikojnë largimin nga sektori fason nëse shteti nuk ndërhyn me paketa lehtësuese

Flamur Hoxha, sipërmarrës dhe përfaqësues i shoqatës së fasonëve u shpreh sonte në emisionin ‘Pa Protokoll’ se 30-50 mijë punonjës rrezikojnë që të mbeten pa punë dhe të largohen nga ky sektor nëse shteti nuk ndërhyn me paketa lehtësuese të favorshme, të paktën në nivelin e vendeve të rajonit. “Këtu janë 700 ndërmarrje, shumica kanë mbyllur aktivitetin prej një muaji. Qeveria duhet ti kishte mbyllur të paktën me një muaj të gjitha bizneset. I adresohem kryeministrit, që jemi shumë vonë. Nuk duhet të ndahej biznesi, duhet të ishte në bllok. Një injeksion menjëherë i një paketë të drejtpërdrejtë…Sektori ka 70 mijë të punësuar, mbulon 40% të eksporteve. Një pjesë i kanë larguar nga puna. Këtë muaj apo tjetrin do të kemi 30-50 mijë të larguar. Pasi për shkak të fitimit të ulët nuk mund të mbulojë pagën për një punë të pa bërë.  

Unë, kjo është diçka personale, kam mbuluar pagat e marsit, por për prillin e shoh të vështirë do të ketë largime nga puna. Prodhimi i produkteve të sistemit shëndetësor në Europë, si veshjet mund ta kompensojë pak, por duhet unifikim i të gjitha vendeve të BE-së, që produkti….pasi në këtë periudhë është dërguar në Azi. Ky biznes mendoj se do të jetë i ngrirë nga 3-6 muaj. Sa i përket mbështetjes nga qeveria jemi shumë vonë. Në këto vite kemi paguar taksa dhe detyrime, kostot janë rritur, ndërsa qeveria thotë nuk ka mundësi, kemi paguar 50% taksa, por shohim që nuk kthehet. Duam rimbursimin e TVSH-së që të paguhet me detyrimet. Në vendet e tjera janë ngrirë pagesat, tatimet, apo tatim fitim se është absurde. Janë disa gjëra që mjafton të shikosh vendet e rajonit dhe të bëhen” tha ai. Shqiptarja.com

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular