Në inspektimin e zhvilluar sot në pikat e kontrollit, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka udhëzuar edhe vartësit e tij.
Ai ka porositur shërbimet që të mos tolerojnë asnjë drejtues mjeti 4+1, i cili pavarësisht autorizimit që mund të ketë, lëviz jashtë fashave orare të lejuara, si dhe jashtë destinacionit për të cilin ka marrë autorizim.
Sipas numrit një të Policisë së Shtetit, do lejohen të qarkullojnë pa limit vetëm makinat e transportit të mallrave, ndërsa makinat e vogla të bizneseve do të lejohen të qarkullojnë vetëm në fashat orare të lejuara, me qëllim vajtjen në punë dhe kthimin në banesë.
Ndërsa për emergjencat mjekësore nuk ka nevojë për autorizim, por më parë duhet të telefonojnë në numrin 112 ose 129, për të dhënë të dhënat dhe targën e mjetit me të cilin do të kryejnë lëvizjen.
Sipas urdhërit të ri të qeverisë, duke nisur nga dita e djeshme, çdo anëtar i një familjeje ka të drejtë 1,5 orë leje prej deri në 17:30, por jo më larg se 500 metra nga banesa e tij.