BallinaAktualitetPasuri të frikshme dhe pasion, janë cilët janë 10 miliarderët më të...

Pasuri të frikshme dhe pasion, janë cilët janë 10 miliarderët më të mëdhenj në sport!

Revista “Forbes” ka përpiluar një klasifikim të pronarëve më të pasur në botë në klubet sportive dhe ku nuk janë marrë parasysh shumat e fondeve të tyre të investimeve në këto shoqëri.

Miliarderi 1

Steve Ballmer
Ish-CEO i kompanisë Microsoft, Steve Ballmer, ka blerë Los Angeles Clippers, ekip në NBA, në vitin 2014 për shifrën e 2 miliardë dollarëve. Një pikë uji kjo për amerikanin 64-vjeçar, pasuria e të cilit vlerësohet në 52.7 miliardë dollarë.

Miliarderi 2

Mukesh Ambani
Biznesmen indian ka bërë pasuri të madhe në industrinë petro-kimike. Sot drejton konglomeratin Reliance Industries, që është kompania private më e madhe në Indi. Mukesh Ambani dhe gruaja e tij, Nita, janë pronarë të skuadrës së kriketit Mumbai Indias. Me një pasuri prej 36.8 miliardë dollarësh, familja Ambani është më e pasura në Indi.

Miliarderi 3

Françoi Pinault
Françoi Pinault bleu skuadrën e Stade Rennais nëpërmjet shoqërisë Artemis. Pasuria e familjes Pinault vlerësohet në rreth 27 miliardë dollarë dhe e bën të tretën më të pasur në Francë pas Bernard Arnaud dhe Françoise Bettencourt Meyers.

Miliarderi 4

Dietrich Mateschitz
Prej 15 vitesh, bashkëthemeluesi i Red Bull, austriaku Dietrick Mateschitz, investon në sport. Pasi transformoi ish-SV Austria Salcburgun në Red Bull Salcburg, ai bleu klubin e futbollit të Nju Jorkut, duke e quajtur edhe atë Red Bull në vitin 2006. Ai është gjithashtu pronar i skuderive të Formula 1, Red Bull Racing dhe Scuderia AlphaTauri. Pasuria e tij vlerësohet në 16.5 miliardë dollarë.

Miliarderi 5

Hasso Plattner

Në vitin 2010, Hasso Plattner, një gjerman 76-vjeçar, investoi në hokejin në akull duke blerë alsione të San Jose Sharks. Tre vite më pas ai u bë aksioneri kryesor i klubit të NHL. Hasso Plattner është i njohur si bashkëthemelusi i gjigantit informatil SAP AG, çka i ka lejuar të grumbullojë një pasuri prej 12.4 miliardë dollarësh.

Miliarderi 6

David Tepper
2.2 miliardë dollarë. Kjo është shuma e derdhur nga biznesmeni amerikan David Tepper në vitin 2018 për të blerë Carolina Panthers, e cila u shndërrua në shifrë më të madhe të paguar ndonjëherë për të blerë nje ekip të NFL. David Tepper, pasuria e të cilit rrotullohet te 12 miliardë dollarët, është themeluesi dhe presidenti i fondit të investimeve, Appaloosa Management.

Miliarderi 7

Roman Abramovitch
Në vitin 2003, oligarku rus Roman Abramovitch, pasuria e të cilit sot vlerësohet në 11.3 miliardë dollarë, bleu klubin londinez Chelsea për shumën e 150 milionë dollarëve. Për ta shitur atë sot pretendon të arkëtojë 3.9 miliardë dollarë…

Miliarderi 8

Philip Anschutz
Miliarderi dhe kreu i shoqërisë Anschutz Entertainement Group, që është një nga produktorët kryesorë të eventeve muzikore, sportive dhe të argëtimit në botë. Pronari i festivalit Coachella, është gjithashtu në krye të klubit të futbollit LA Galaxy dhe të Los Angeles Kings në NFL. Pasuria e tij prek 11 miliardë dollarët.

Ap Rams Return Football S Fbn Usa Ca

Stanley Kroenke
Me shoqërinë Kroenke Sports & Entertainement, amerikani 72-vjeçar investoi në të gjitha ligat e mëdha të sportit. Ai është pronar i skuadrës së NFL, Los Angeles Rams, i Denver Nuggets në NBA, i Colorado Avalanche në NHL dhe i Colorado Rapids në MLS. Që prej vitit 2018, ai ka në pronësi 97% të klubit të Arsenalit.

Miliarderi 10

Joseph Tsai
Bashkëthemeluesi dhe zëvendëspresidenti i grupit Alibaba, platforma më e madhe e tregtisë në linjën B2B. Tajvanezo-kanadezi Josep Tsai, 56 vjeç, ka në pasurinë e tij plot 10 miliardë dollarë. Tetorin e shkuar ai u bë pronar i 100% të aksioneve të skuadrës së NBA, Brooklyn Nets, duke e blerë atë nga rusi Mikhail Prokhorov.

foto galeri

foto galeri

  • foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular