BallinaAktualitetGrabitjet nuk ndalen edhe në kohë pandemie/Në Tiranë ndodh vjedhja e pazakontë...

Grabitjet nuk ndalen edhe në kohë pandemie/Në Tiranë ndodh vjedhja e pazakontë…

As pandemia nuk i ndal. Maskat rikthehen në kryeqytet. Tre prsona të identifikuar si Ajet Sela, Arjan Murati dhe Vehbi Shahu, të maskuar me kapucë të zinj, doreza e pajisur me leva, kanë mundur të hyjnë në ambjentet e brendshme të një biznesni përmes tubit të aspirimit. Brenda pak minutash, kanë thyer derën e brendshme të tij dhe kanë marrë prej andej, sasi lëkure që përdoret për tapiceritë dhe veshjet e timonëve të makinave.

Ngjarja është shënuar në orët e vona të datës me12 prill, në një biznes në autostradën Tiranë Durrës. Dy prej të dyshuarve, janë pikasisur nga patrullat e policisë në Fushë Mezës, ku iu është bërë thirrje të ndalohen. Të dy kanë ikur me vrap. Policia ka vijuar me ndjekjen  e tyre, pasi ata ishin në thyerje të rregullave të karantinës, që janë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Pas disa minutash, ndjekje, policia ka mundur të arrestojë njërin prej tyre. Bëhet fjalë për Ajet Selën, të cilit I janë gjetur maska, dorezat dhe një levë.

Në këto momente, ai ka pranuar se vjedhjen e lëkurëve e ka kryer në bashkëpunim me mikun e tij Arjan Murati, që rezulton ish punonjës i kompanisë së lëkurëve si dhe Vehbi Shahun. Sipas tij, plani është thurur në shtëpinë e Shahut, por ky i fundit e ka mohuar krimin, duke thene se dy personat në fjalë i njeh pasi kanë jetojnë me qira në shtëpinë e miotrës së tij, por nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Arjan Murati nga ana tjetër ka deklaruar se Ajeti, me të cilin jeton me qira në të njëjtën shtëpi, është interesuar për punën që bënte në fabrikë dhe lëkurët. Në dosje thuhet pas ngjarjes, se punonjësi i kompanisë, ka informuar pronarin dhe ka shkuar ai e ka marrë ne vendin ku ishte fshehur dhe gjatë kësaj kohe i ka kërkuar me mesazyh të mos e denonconte.

Punëdhënësei ndërkohë e kishe denoncuar ngjarjen dhe pretendonte se dëmi që i ishte shkaktuar kompanisë, kapte vlerën e 5 mijë eurove. Këtë të mërkurë të dyshuarit dolen para gjykatës së Tiranës, në seancë për masë sigurit. Sela dhe Murati, sipas kërkesës së prokurorit Bledar Valikaj, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e vjedhjes, kryer ne bashkëpuinim, ndërsa i dyshuari i tretë Vehbi Shahu treti u la i lirë pa asnjë masë sigurie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular