BallinaAktualitetZYRTARE/Vdes një tjetër pacient, shkon në 25 numri i viktimave

ZYRTARE/Vdes një tjetër pacient, shkon në 25 numri i viktimave

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri total i viktimave të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë shkon në 25.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje,” tha zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë,” tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular