Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në orën 10:00 në një seancë ku pritet të miratohen 24 vendime: projektligje, projektvendime, akte normative, kryesisht në funksion të zgjidhjes së krizës që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Janë marë masa që të vendosen dezinfektantë dhe deputetë të ulen 1,5 metër larg njeri tjetrit. Si rrjedhim, shumë do të spostohen nga vendet e tyre tek ato të kolegëve për të ruajtur distancën.
Vendimet që pritet të votohen sot janë si në vijim:
i1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 05.03.2020
2.Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
3.Projektvendim “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “”Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë”” të ndryshuar””.
4.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016 ”Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.
5.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
6.Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 16.03.2020 “Për disa shtesa në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
7.Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 5, datë 17.03.2020 “Për një shtesë në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. (pdf) (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
8.Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 6, datë 21.03.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”.
9.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 23.03.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve””.
10.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
11.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushë e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19””.
12.Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 10, datë 26.03.2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë
28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””.
13. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 11, datë 27.03.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë
30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar””.
14.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 12, datë 2.4.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë
15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””.
15.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 13, datë 02.04.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”.
16.Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar””. (nismë deputetësh)
17. Projektligji “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”’. (pdf)
18. Dekret nr. 11.457, datë 26.03.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë””. (pdf) (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-74 të Rregullores, dekreti e humb fuqinë e tij kur për të votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
19. Dekret nr. 11.456, datë 26.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””.
20. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë, 2014-2020 alokimet e vitit 2018”’.
21. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2018”. (pdf)
(Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
22. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014 – 2020, alokimet për vitin 2018””.
23. Projektvendim ”Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”” ngritur me vendimin nr. 84/2019 të Kuvendit””.
24. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore” ngritur me vendimin nr. 102/2017 të Kuvendit.