BallinaPolitikeKuvendi sot në seancë plenare: 24 akte dhe vendime që pritet të...

Kuvendi sot në seancë plenare: 24 akte dhe vendime që pritet të votohen

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në orën 10:00 në një seancë ku pritet të miratohen 24 vendime: projektligje, projektvendime, akte normative, kryesisht në funksion të zgjidhjes së krizës që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Janë marë masa që të vendosen dezinfektantë dhe deputetë të ulen 1,5 metër larg njeri tjetrit. Si rrjedhim, shumë do të spostohen nga vendet e tyre tek ato të kolegëve për të ruajtur distancën.

Vendimet që pritet të votohen sot janë si në vijim:

1 / 1

i1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 05.03.2020

2.Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim

3.Projektvendim “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “”Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë”” të ndryshuar””.

4.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe  ndryshime  në  ligjin  nr.  15/2016  ”Për  parandalimin  dhe  luftimin  e  infeksioneve  dhe sëmundjeve infektive”.

5.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

6.Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 16.03.2020 “Për disa shtesa në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

7.Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 5, datë 17.03.2020 “Për një shtesë në  Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.  (pdf) (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

8.Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 6, datë 21.03.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”.

9.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 23.03.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve””.

10.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

11.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushë e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19””.

12.Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 10, datë 26.03.2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë
28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””.

13. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 11, datë 27.03.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë
30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar””.

14.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 12, datë 2.4.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë
15.03.2020  të  Këshillit  të  Ministrave  “Për  marrjen  e  masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””.

15.Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 13, datë 02.04.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave  të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”.

16.Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar””. (nismë deputetësh)

17. Projektligji “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”’.    (pdf)

18. Dekret nr. 11.457, datë 26.03.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë””.    (pdf) (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-74 të Rregullores, dekreti e humb fuqinë e tij kur për të votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

19. Dekret  nr.  11.456,  datë  26.03.2020  “Për  kthimin  e  ligjit  nr.  18/2020  “Për  miratimin  e  aktit normativ  me  fuqinë  e  ligjit  nr.  1,  datë  31.01.2020  të  Këshillit  të  Ministrave  “Për  masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””.

20. Projektligji  “Për  ratifikimin  e  marrëveshjes  së  financimit  ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë, 2014-2020 alokimet e vitit 2018”’.

21. Projektligji “Për ratifikimin  e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2018”.   (pdf)
(Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

22. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014 – 2020, alokimet për vitin 2018””.

23. Projektvendim ”Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”” ngritur me vendimin nr. 84/2019 të Kuvendit””.

24. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë  së komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore” ngritur me vendimin nr. 102/2017 të Kuvendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular