Studimi ne Kinë/Ja pse diabetikët rrezikojnë të vdesin nga koronavirusi

3
401

Njerëzit me diabet janë më të rrezikuar që të vdesin nëse preken nga koronavirusi i ri.

Sipas një studimi, kjo vjen për shkak të mbiprodhimit të qelizave imune në mushkëri.

Studimi është kryer nga ekspertë të Universitetit të Wuhan-it në Kinë. Ai zbuloi se njerëzit me nivele të larta të glukozës në gjak, kanë më shumë mundësi që të preken nga një variacion i rëndë i virusit vdekjeprurës.

Dr. Shi Liu, që udhëhoqi studimin, tha se ky reagim i tepruar i sistemit imunitar zakonisht ndodh në mushkëri dhe shton rrezikun që pacienti me koronavirus të vdesë.

Ky fenomen njihet edhe si stuhia e citokinave dhe ndodh kur prodhohen më shumë qeliza imune nga sa duhet.

Zakonisht reagimi i tepruar i sistemit imun mund të rezultojë fatal.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 42733 more Information to that Topic: startnews.news/2020/04/16/studimi-ne-kine-ja-pse-diabetiket-rrezikojne-te-vdesin-nga-koronavirusi/ […]

Comments are closed.