BallinaAktualitetDeri të hënën shtetrrethim/Si do të veprohet javën e ardhshme për makinat...

Deri të hënën shtetrrethim/Si do të veprohet javën e ardhshme për makinat dhe punonjësit. Pensionistët…

Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi në llogarinë e tij të Facebook-ut u shpreh se duke filluar nga java e ardhshme do të nisë hapja graduale.

Ai bëri me dije se do të lejohet nisja e funksionimit të disa bizneseve. Po ashtu nesër deri në orën 11 të paradites të gjithë pensionistët do të lejohen të dalin nga shtëpia, por jo për luajtur domino e për të shëtitur parqeve. Dalja do të bëhet vetëm për ajrosje.

Përsa i përket personave që janë në punët e lejuara, Rama njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme në e-albania do të merret një autorizim javor dhe automjeti do mund të lëvizë për vajtje-ardhje në punë, me vetëm një person në sendiljen e pasme, që mund të jetë një koleg

– Nga sot në 17:30 deri hënën në 05:00 të gjithë brenda (me përjashtim të pensionistëve)
– Pensionistët do të lejohen të dalin vetëm nesër deri në orën 11:00
– Nga java e ardhshme mos aplikoni më për leje (autorizim) në policinë e shtetit, por te e-Albania
– Javën tjetër lejohet lëvizja me makinë për arsye shëndetësore, vetëm me autorizim (mbajeni me vete)
– Nesër publikohet lista e bizneseve që do të lejohen javën tjetër lirisht, por me protokollin e sigurisë
– Nga e hëna për të shkuar në punë me makinë merrni autorizim javor te e-Albania
– Në makinë mund të merrni vetëm një koleg të punës (në sediljen e pasme diagonal)

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular