BallinaAktualitetHasan Stafa: Shumë tregje në vend nuk zbatojnë rregullat, qytetarët ankohen se...

Hasan Stafa: Shumë tregje në vend nuk zbatojnë rregullat, qytetarët ankohen se nuk mjafton 1 orë e 30 minuta

Drejtori i Zyrës për Konsumatorin, Hasan Stafa, në një intervistë pë RTV Ora tha se në 70 % të tregjeve janë duke i zbatuar, por 30% e tyre akoma është në kaos.

Ai shtoi se qytetarët shprehen se nuk u mjafton koha 1 orë e 30 minuta për të barë pazar, bile ka disa që dalin edhe pa leje, pasi hasin probleme në e-albania.

Stafa: Pjesa e madha e tregje janë kontrolluar dhe po dezinfektohen dhe ka rregulluar, ndërsa rreth 30 % e tregjeve akoma nuk zbatojnë rregullat dhe krijohet një kaos. Ndërkohë konsumatorët ankohen se nuk kanë kohë të mjaftueshme, pasi është vetëm 1 orë e 30 minuta, pasi shumë kanë probleme me marrjen e lejes. Biles ka edhe nga ata që vijnë pa leje pasi nuk u miratohet leja. Kjo bën që të shumë qytetarët të grumbullohen, ndërsa institucionet bashkiake nuk kanë gatishmërinë e duhur që qytetarët të ruajnë distancën e duhur. 

Ka pasur disa tregje problematike, në Durrës, Shkodër, Fier, Lezhë, Milot, Rrogozhinë, ku janë zbatuar shumë pak rregullat. Kur vjen policia sikur ruhet distanca, por sapo largohen fillon kaosi, çka tregon se qytetarët nuk janë të ndërgjegjësuar. Edhe vetë tregtarët janë të pa pajisur me maska. Furnizimi fillon qysh herët në mëngjes dhe nuk shihet a janë marrë masat, ndërsa qytetarët prekin produktet pa masa mbrojtëse.  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular