Rama kopjon sërish propozimet e Bashës/Shkurton shpenzimet e luksit dhe ia kalon rezervave

1
251

A2 siguron Aktin Normativ të rishikimit të buxhetit nga ana e qeverisë për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër.

Në këtë dokument pasqyrohen ndërhyrjet që qeveria i ka bërë draftit më të rëndësishëm të financave publike, për të krijuar fondet e nevojshme për të përballuar emergjenca të mundshme nga COVID 19

Në aktin normativ janë shkurtuar me 5.5 miliardë lekë shpenzimet e qeverisë qendrore dhe është rritur deri në 16.2 miliardë lekë Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave. “Fondi rezervë i buxhetit prej 16.2 miliardë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave si më poshtë:

1.7 miliardë lekë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme. 13.5 miliardë lekë si kontigjencë per paketën sociale anti-Covid-19. 1 miliard lekë për emergjenca të tjera në kuadër të masave anti-covid 19”, theksohet në Aktin Normativ.

Gjithashtu, rialokimet kanë mundësuar krijimin e një kontigjence për risqet e borxhit në vlerën e 4 miliardë lekëve. “Kontigjenca për risqet e borxhit prej 4 miliardë lekësh lekësh përdoret nga Ministri përgjegjës për Financat për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa”, theksohet në draftin e Aktin Normativ të Ministrisë së Financave.

Këto propozime lideri i opozitës Lulzim Basha dhe eksponentë të tjerë të saj ia kanë kërkuar qeverisë prej kohësh duke theksuar faktin se duhen ndalur shpenzimet e luksit.

Dokumenti pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave dhe të hyjë menjëherë në fuqi.

Kjo është hera e dytë që qeveria rishikon buxhetin e këtij viti, në përpjekje për të përballuar krizën që po shkakton koronavirusi.

Ndërhyrja e parë ndodhi në mars dhe shërbeu për të mbuluar një pjesë të kostove të paketës së parë financiare.

Image

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: startnews.news/2020/04/17/rama-kopjon-serish-propozimet-e-bashes-shkurton-shpenzimet-e-luksit-dhe-ia-kalon-rezervave/ […]

Comments are closed.