BallinaAktualitetVideo/PD: Faktet, Rama gënjen, qeveria u dha ndihma vetëm 4 mijë familjeve

Video/PD: Faktet, Rama gënjen, qeveria u dha ndihma vetëm 4 mijë familjeve

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka denoncuar nëpërmjet një video gënjeshtrat e Ramës me ndihmat për familjet në nevojë, ku deri më tani janë ndihmuar 4 mijë të tilla, ndryshe nga sa thotë Rama, njëherë 200 mijë, njëherë 600 mijë.

‘Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë.

Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë.’

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular