BallinaAktualitetBasha mirënjohje SHBA-ve për ndihmat: Testimi, e vetmja mënyrë për të projektuar...

Basha mirënjohje SHBA-ve për ndihmat: Testimi, e vetmja mënyrë për të projektuar rrugëdaljen nga kriza

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka shprehur ditën e sotme mirënjohjen e tij SHBA-ve dhe ambasadës së saj në Tiranë për ndihmën kundër COVID-19, teksa ka shpërndarë në Twitter postimin e ambasadores Yuri Kim.

“Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19.Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza”, shkruan Basha.

Image

Sipas Bashës, falë ndihmës së SHBA mundësohet rritja e testimeve dhe aktivizimi i zbulimit dhe mbikqyrjes së të infektuarve dhe kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.

Ndërkohë në linkun shoqërues me ndihmën që SHBA i kanë ofruar vendeve të prekura nga COVID-19, për Shqipërinë shkruhet :

“Shqiperia: 1.2 milion asistence per shendetesisne ne ndihme te ngritjes se sistemit laboratorik, aktivizimin e gjurmimit te rasteve dhe vezhgimin, mbeshtetje ne eksperte teknike per reagim dhe gatishmeri per shmangien e rrezikut etj”.

Nga raporti i SHBA për vendet që marrin ndihmë kuptohet qartë se pa asistencën amerikane Shqipëria nuk e ka nisur ende aktivizimin e gjurmimit të rasteve. Çka pritet të mundësohet nga ndihma që vjen nga SHBA.

https://www.state.gov/update-the-united-states-is-continuing-to-lead-the-humanitarian-and-health-assistance-response-to-covid-19/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular