Gledis MUHAMETAJ (MSc.Economics , pjese e grupit te studimit te “University of North Florida “ te pasojave ekonomike nga Covid-19 )
Ndërkohë qe virusi rrit ndikimin e tij mbi veprimtarine prodhuese në të gjithë botën, tani shtrohet pyetja se sa keq do te shkojne gjerat .
Më 14 Prill IMF (international monetary fund) garantoi se recesioni global do të ishte më i thelli për pjesën më të mirë të ketij shekulli qe po kalonte ekonomia botërore . Por ashpërsia e pandemisë dhe pasiguria rreth kohëzgjatjes së bllokimeve janë të tilla që modelet e ekonomistëve, të stërvitur në ciklet e biznesit në epokën e pasluftës, janë shumë pak të dobishme. Megjithatë, mes mjegullës, një gjë duket e sigurt: disa ekonomi do të vuajnë shumë më tepër se të tjerët.
Krizat ekonomike ekspozojnë dhe përkeqësojnë dobësitë strukturore. Analiza nga “The Economist” nga pesë dekada të të dhënave të GDP-së (Gross Domestic Product) zbulon se normat e rritjes në vendet e pasura kanë tendencë të konvergojnë gjatë zgjerimeve pasi vendet e varfëra tërhiqen . Në gjysmën e parë të viteve 2000, hendeku mesatar vjetor midis niveleve të rritjes së GDP-së të vendeve të pasura me performanca më të mira dhe më të këqija ishte pesë pikë përqindje. Në vitet 2008-12, në recesionin që pasoi krizën globale financiare, hendeku u zgjerua në dhjetë pikë.
Ky recesion nuk do të jetë më ndryshe dhe besoj , duke u mbeshtetur tek studimet e fundit , se tre faktorë do të ndihmojnë në ndarjen e rezultateve të këqija ekonomike nga ato të rënda:
1.Struktura industriale e një vendi.
Kriza do të godasë më shumë vendet që varen nga aktivitetet e punës intensive (labour-intensive activities ) . Ato me sektorë të mëdhenj ndërtimi, siç janë shumë vende të Evropës qendrore, duken më shumë të rrezikuar . Po ashtu, ato që mbështeten në turizëm – që përbën një në tetë punë në Evropën Jugore dhe Jug-Lindore dhe një në gjashtë punë në Shqipëri.
Struktura industriale gjithashtu ndikon në pjesën e njerëzve që mund të punojnë nga shtëpia, dhe kështu shmanget perhapja më e rëndë e virusit dhe shmanget kalimi ne faza te rënda i krizës ekonomike . Në një studim të botuar në 10 Prill nga “University of Chicago” vlerësojnë se plotësisht 45% e punëve Zvicër dhe 56% e punëve ne SHBA mund të bëhen me siguri nga shtëpia.
Të tjerët gjetkë nuk e kanë këtë luks. Si shembull marrim Sllovakinë ku më pak se një e treta e punëve në Sllovaki, një qendër e madhe prodhuese, mund të kryhet nga distanca . Puna në shtëpi është akoma me e vështirë në Evropën Jug-lindore kur bën pjesë edhe Shqipëria me 8% .
2.Forma e sektorit të korporatave.
Ekonomitë që kanë pjesën më të madhe të bizneseve ne formën e firmave të vogla kanē më shumë të ngjarë të dëmtohen nga mbylljet e gjata dhe kriza qe do pasoje virusin . Një studim i studiuesve të “University of North Florida” , “University of Harvard” dhe “ University of Illinois” zbulon se një e katërta e firmave të vogla në Amerikë, nëse nuk do ishte dhene stimuli financiar , nuk do te kishin para të mjaftueshme për të zgjatur edhe dy muaj. Gati gjysma e Italianëve dhe Australianëve punojnë për firma me më pak se dhjetë të punësuar, krahasuar me një në pesë Britanezë . C’ka tregon edhe trendin e vendeve të zhvilluara që do goditen , por më së shumti edhe nga ky faktor do të goditen vendet e varfra ose ato në zhvillim të cilat duket se i pret nje periudhë e gjatë përpara për të zbutur efektet negative të krizës .
3.Natyra e mbeshtetjes fiskale .
Një përcaktues i tretë i dhimbjes ekonomike që do të vijë është natyra e mbështetjes fiskale. Vendet e pasura kanë përcaktuar stimuj në një shkallë të paparë dhe të pamenduar . Edhe sipas vlerësimit më konservator, këto “pako” janë më shumë se dy herë më të mëdha se në vitet 2008-09. Por madhësia e stimulit ndryshon gjerësisht në të gjithë vendet. Shumica vlerësojnë se mbështetja në Amerikë dhe Japoni është më bujaria dhe besoj se ky eshte vleresimi i duhur pasi nxitja mesatare fiskale në Francë, Spanjë dhe Itali, është rreth gjysma e asaj që jepet në Gjermani dhe e papërfillshme në vija të trasha krahasuar me Amerikën e Japoninë.
Dizajni i stimulit, ka shumë rëndësi aq sa madhësia e tij. Në përgjithësi, vendet e pasura kanë ndërmarrë një nga dy qasjet për të ruajtur standardet e jetesës. Disa janë përqëndruar në plotësimin e të ardhurave familjare , rritjen e përfitimit të papunësise dhe ndihmat për nevojtaret , Amerika dhe Japonia . Nga krahu tjeter, politika në Evropën veriore dhe Australi synon të ruajë punësimin duke subvencionuar pagat.
Premtimet e qeverisë për të mbrojtur punët janë normalisht një ide e keqe. Ato parandalojnë punëtorët të lëvizin nga sektorët e dështuar në sektorët qe janë bërë ose do të bëhen prioritar në të ardhmen e afërt , duke ngadalësuar rikuperimin. Recesioni koronavirus mund të jetë i ndryshëm, megjithatë duket se kontinenti që do preket mē së shumti ekonomikisht nga kriza që ka vazhduar e do pasojë në ritme më të larta e të rënda sipas të gjitha parashikimeve e studimeve është Europa . Kjo krizë do ndihet më së shumti në vendet Jug-lindore të Europës , kryesisht Ballkani dhe kjo për shkak se është një nga rajonet më të varfëra të Europes dhe rikuperimi nē vendet e tjera do jetë më i shpejtë në krahasim me këtë pjesë po ashtu .