Dy makinat luksoze në pronësi të ish- kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij e cila punon në Bashki, në zyrën e Urbanistikës janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku dy automjetet tip Benz GLK dhe Mercdedes Benz CLA ishin parkuar poshtë shtëpisë ku jetonte çifti, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Në një prononcim për Abc News ish-gjyqtari Arben Vrioni u shpreh se nuk ka dijeni për autorët e zjarrvënies.
“Nuk kam dijeni për autorët e zjarrvënies së automjeteve. Unë prej 5 muajsh jam jashtë sistemit të drejtësis. Prej muajsh jam në vetëmbrojtje për shkak të çështjes “Shullazi”.Një nga automjetet e djegura është në pronësinë time, ndërsa tjetra është e vajzës”, tha Vrioni.
Ish-Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Vrioni nuk mundi te kaloje vetingun ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit.
Ai u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të problemeve të theksuara me pasurinë.
Ish-gjyqtari Arben Vrioni:
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: startnews.news/2020/04/18/foto-liroi-lul-berishen-dhe-shqyrtoi-dosjen-shullazi-ish-qjyqtari-qe-iu-dogjen-makinat-jam-ne-vetembrojtje/ […]
Comments are closed.