BallinaAktualitetFOTO/Liroi Lul Berishën dhe shqyrtoi dosjen "Shullazi"/Ish-qjyqtari që iu dogjën makinat: Jam...

FOTO/Liroi Lul Berishën dhe shqyrtoi dosjen “Shullazi”/Ish-qjyqtari që iu dogjën makinat: Jam në vetëmbrojtje

Dy makinat luksoze në pronësi të ish- kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij e cila punon në Bashki, në zyrën e Urbanistikës janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku dy automjetet tip Benz GLK dhe Mercdedes Benz CLA ishin parkuar poshtë shtëpisë ku jetonte çifti, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Në një prononcim për Abc News ish-gjyqtari Arben Vrioni u shpreh se nuk ka dijeni për autorët e zjarrvënies.

“Nuk kam dijeni për autorët e zjarrvënies së automjeteve. Unë prej 5 muajsh jam jashtë sistemit të drejtësis. Prej muajsh jam në vetëmbrojtje për shkak të çështjes “Shullazi”.Një nga automjetet e djegura është në pronësinë time, ndërsa tjetra është e vajzës”, tha Vrioni.

Ish-Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Vrioni nuk mundi te kaloje vetingun ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit.

Ai u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të problemeve të theksuara me pasurinë.

Ish-gjyqtari Arben Vrioni:

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular