BallinaAktualitetIkja e parakohshme e Hekuran Vladit/Dedikimet nga gazetarë, ekonomistë, biznesmenë, artistë, politikanë,...

Ikja e parakohshme e Hekuran Vladit/Dedikimet nga gazetarë, ekonomistë, biznesmenë, artistë, politikanë, shokë mature…

spot_img
spot_img

Ika sot nga kjo bote, para kohe e Hekuran Vladit ishte nje humbje e madhe jo vetem per familjaretdhe et afermit, por dhe miqte, te gjithe ata qe e kane njohur.

Ika ne kete kohe dhe pa pasur mundesine per ti kryer respektin qe i takon ne zakonin shqiptare dhe dibran, ka bere qe me dhjetra e qindra njerez qe e kane njohur, kane pasur te bejne me te, te shpreshin ngushellimin e tyre prekes ne rrjetin social FB apo direkt ne sms dhe ne telefonatat per te afermit.

Statuset jane prekese, perjetuese ndaj dhe startnews do te perpiqet te ndaj me ju vetem nje pjese te atyre qe ka mundur te posedoje dhe ndaj me lexuesit ate qe personalistet kane shkruar per kete humbje te madhe te Hekuran Vladit.

Erion KRISTO gazetare

Vetëm këtë lajm nuk doja ta merrja. Nuk do doja ta shkruaj këtë gjëmë në Ditën e Mirë të Pashkës. Miku im i dashur Hekuran Vladi na la. Unë mendoja se ai e kishte mposhtur sëmundjen. Por tinëzia e bëri të keqen. As kujdesi ekzemplar i bashkëshortes dhe vëllezërve nuk e shpëtuan dot. Ike vëlla, na le. Bashkë me ty ikën shumë ëndrra. Iku dhe një njeri i lirë, një shpirt i lirë. Nuk patëm rast ta promovonim librin tënd kundër krimit shqiptar që ti me guxim intelektual e shkrove. Doje me pa tjetër dhe dy fjalë prej meje. Kisha kaq ditë që doja të të telefonoja, të çmalleshim. Peng do më ngelet. Prej teje u bëra mik me Lurën, që ti doje ta lartësoje dhe ta ktheje në lavdinë e dikurshme. Lurën e shpyllëzuar e të braktisur. Nëse në kohën tonë ka partizanë, ishte ti një syresh. Prej teje u njoha me familjen tënde të mrekullueshme, me bashkëshorten tënde të rrallë, ma vajzën tënde të pikuar, me vëllezërit e tu të shquar dhe motrat, e kunatin tënd të dashur. Më bëre me miq, më bëre me dije, më bëre me lot. Ti sa po rriteshe, sa po merrje formën më të bukur, si atdhetar e si rebel ndaj politikës. Gjuhën e kishe të ashpër, ndonjëherë hakërreheshe me pezëm, po unë ta kisha zili fjalosjen. Ike shpejt vëlla, po ike si dragua, me kokën lart. Njeri i rreptë, sypatrembur, largpamës. Do na mungosh. Lura të do. Ne të duam. I paqtë qoftë rrugëtimi yt.

Zenel Hoxha ekonomist, President i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Britani

Te nderuar miq, me keqardhje ju njoftoj se sot eshte larguar nga kjo botë, Hekuran Vladi, mik i dashur i imi dhe i të gjthë atyre qe e kanë njohur. Me datën 17 Dhjetor pata kënaqesine e madhe qe ta pres ne zyrën time ne Tiranë, ku kaluam dy orë te paharruara. Nuk mund te besoj ende lajmin qe mora sot, per ndarjen nga ne te Hekuranit krenar, patriot, te zgjuar, korrekt. Familja, miqtë,Lura, Dibra, Shqiperia ndjejnë mungesën e Hekuranit sepse ai i deshi te gjithë çka permenda pa kufinj, pa kushte. U prehësh ne parajse, vëllai, miku, qytetari, dijetari i pazevendësueshëm. Me dhimbje, Z.Hoxha, Londer më 18.4.2020

Basir Çollaku gazetar

Hekuran Vladi, Zoti e zgjodhi ta marre prane vetes, kur aq shume jete kishte tek ai.. Nje mik i rralle, nje jetetrazuar i pazakonte. Gjithnje shihte pertej turmes, njerezve, u gjet duke rendur ne nje fat te trishtuar.
Do jesh dhe ne ate jete mik, kokekrisur siç ishe, i qeshur, fjalegjetur, kunder te gjitheve, kunder vetes shpeshhere..
Ngushellime familjes, e shume e shume miqve..
Do te jete nje moment i dyte per te qene ne familjen e tij, ashtu si edhe ata do te donin duke mirekuptuar gjendjen ne te cilen ne sot jemi.. .

Edmond Hasani, mjek

Hekuran Vladi-Lura me erdhi shume keq mik qe ike kaq shpejt e papritur ne kulmin e moshes ! Do na mungosh ne analizat e tua shkencore ,politike e sociale ! Qofsh ne parajse Hekuran !

Dhurata Çupi, politikane

Sot u nda nga jeta një intelektual i mirë, korrekt e një demokrat i vecantë e kritik i vazhdueshëm.
Hekuran Vladin e kujtoj që prej shume vitesh kur ishte me ne në takimet elektorale të Lurës .
Pa kompromis me qeverisjen kur bëhej fjalë për vërejtjet lidhur me Lurën dhe Qarkun e Dibrës dhe kërkesat per ta bere me te mire këtë zone.
Sot morem lajmin e trishtë të humbjes së betejës së tij me sëmundjen që e mundonte prej disa kohësh. Një njeri që nuk diti të humbiste përballë betejave në jetë, nuk ja doli dot betejës për jetën.
I përcjell ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve e dashamirësve të tij.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen në këtë ditë plot dhimbje e Hekurani u prehtë në paqe.

 

Arif Vladi artist

SAPO MORA LAJMIN E HIDHUR TE NDARJES NGA JETA TE NIPIT TIM TE DASHUR HEKURAN VLADI. I LEHTE DHEU.\

Aurora Sulçe gazetare

Kjo dite nisi me nje lajm te hidhur. Hekuran Vladi, nje mik i mire e bashkepunetor i rralle na la. Te njoha prej Elisabeta Ilnica, bashkeshortes tende te mrekullueshme e nje prej mikeshave te mia me te mira. Por ti u bere mik i imi po aq i mire. Do me mungosh vellai im, te quaj keshtu se me thoshe moter. Qofsh i parajses vellai im! 😥😥

Dedikim i gazetës Rruga e Arbërit

Me hidhërim të thellë mësuam sot ndarjen nga jeta të Hekuran Vladit – Lura, një mikut tonë dhe të gazetës. Sa jetoi ishte plot ide, guxim, ëndrra dhe dashuri për vendin, për Dibrën e Lurën, për të cilën nuk e ndali dot as sëmundja që ta deshte aq shumë e të kontribuonte deri në çastet e fundit.
Kishte shumë ëndrra, por besojmë se të tjerët do ta ndjekin në realizimin e ëndërrave të tij.
Duke ju shprehur ngushëllimet familjarëve, miqve dhe shokëve të tij, po ju përcjellim shkrimin e fundit të botuar në gazetën tonë!
U prehsh në paqe, mik! Zoti qoftë me ty!
Eduard Ilnica, gazetar

Na preve krahet Hekuran Vladi miku dhe shoku im, u prehsh ne paqe!

Ngushellimet te shtepia e funeraleve Alba 2000 ne rrugen e dibres, varrimi neser ne oren 13:00 (vetem familjaret per shkak te gjendjes)

 

Ramazan Kalia, biznesmen

Nuk e besoja kurre qe do e jetoja kete moment Hekuran Vladi-Lura.
Dora nuk me shkruan dhe mendja eshte bllokuar.
Ka pushuar se jetuari njeri nga djemte me te talentuar te Lures,eksperti i ekonomise dhe jo vetem,mendje e holle e shpirt i lire,talenti i formimit te mendimit e guximtari i shprehjes.
Nuk shkruaj dot me teper e nuk formoj dot mendim.
U prehsh ne paqe Hekuran Vladi.
Te qofte i lehte dheu i tokes e qofshe banor i xhenetit Dajosh.
Per Familjen Tuaj te shtrenjte,gjithe fisin Vladi dhe gjithe Lurasit mbare ngushellime per humbjen e ketij djali.

Avni Lela shok mature

Nderroj jete Shoku yne I klases, matures 1992 1996 dhe intelektuali nga Lura e Dibrës Hekuran Vladi, Eshte shuar sot nje nga djemte me te mire te Lures dhe Dibres. Nje djale fjalepak, intelektual i mirefillte, i cili ka mbajtur dhe detyrra te rendesishme ne administraten shteterore. Eshte shuar dhe nje nder ekspertet me te mire te ekonomise. Hekuran Vladi.

Familja, te afermit, miqte kane humbur sot personin tek i cili shihnin vetem optimizem dhe buzeqeshje.

Ngushllime familjes dhe te afermveve.

Fatmir Gjoçi -bashkëpatriot nga Lura, biznesmen, kreu i deges se PD Greqi

E trishtë dhe plot dhimbje dita sot.
Ndahet nga jeta ne moshë të re, nje djalë i dimensioneve të larta intelektuale, biri i Lurës Hekuran Vladi.
Hekurani, ishte mëndje mprehtë aktiv, i dobishëm dhe një vlerë për shoqërinë dhe vëndin tonë në tërsi.
Hekurani veç dha, dha dhe veç dha, kudo dhe kushdo që deshi ta kuptonte dhe ta dëgjonte me vëmendje atë.
Insiator i pakapshëm dhe luftëtar për të mirën dhe cilësinë e duhur të jetës, si në fushën prefesionale, politike, shoqërore kulturore etj.
Jeta është ndërtuar e tillë, ndoshta padrejtësishtë, por një realitet që duhet ta pranojmë.
Sot, në këto ditë të vështira, cdo njëri nga ne, do të dëshironte ta përcjellnim me zemër të piklluar drejt banesës së fundit, por dhe kjo është e pamundur, një dhimbje e dyfishtë kjo.

Dhe, shumë për Lurën, ndaj dhe Lura sot rënkon, rënkon, pasi e ka të vështirë të përcjell djalin e sajë, projektuesin, mbrojtësin e vlerave dhe traditave krahinore.
Shpreh ngushëllimet e mija të sinqerta, familjes, të afërmve, miqëve dhe gjithë shoqërisë së tijë!
Shpirti jot, u prehtë në paqë!🙏

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular