BallinaEkonomiIuteCredit në ndihmë te përballimit të krizës së COVID-19 në Shqipëri

IuteCredit në ndihmë te përballimit të krizës së COVID-19 në Shqipëri

Me fillimin e krizës së krijuar nga përhapja e COVID-19, IuteCredit Albania ka ndërmarrë disa projekte për t’iu qëndruar pranë grupeve shoqërore më në nevojë, si të moshuarit apo familjet e varfra.

Gjithashtu, një tjetër projekt i IuteCredit është edhe mbështetja e institucioneve shëndetësore me pajisje mjekësore për trajtimin e të prekurve nga virusi, me deshirën për të dhënë kontribut edhe në vijen e parë të luftës.

‘Në këtë situatë pandemie botërore, nuk mund të qëndronim indiferent. U angazhuam të jepnin kontibutin tonë modest për ata të cilën i përjetuan të parët pasojat e kësaj situate. Kemi ndihmuar me ushqime familje në nevojë, jemi kujdesur për të moshuarit dhe i kemi ofruar pajisje mjekësore Spitalit infektiv ku po kurohen të prekurit me COVID-19. Ndjejmë që kemi një detyrim moral për të ndihmuar në momente të vështira ata që kanë më shumë nevojë.’ tregon Akan Ajdini, Drejtori Ekzekutiv i IuteCredit në Shqipëri.

Projekti i parë që ndërmori IuteCredit në kuadër të investimeve sociale për të luftuar përhapjen e COVID-19 ishte dhurimi i pajisjeve mjekësore për Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Monitorët e pacientit që dhuroi IuteCredit, lehtësojnë punën e stafit mjekësor në ndjekjen e parametratve jetik të të infektuarve me COVID-19 që po trajtohen në Repartin e Reanimacionit të Spitalit Infektiv.

Image

Në projektin pasues, IuteCredit bashkoi forcat me fondacionin Fundjava Ndryshe për t’iu gjendur pranë familjeve në nevojë në Bashkinë e Durrësit dhe të Elbasanit. Nga ky bashkëpunim u ndihmuan 100 familje që i kanë ndierë më shumë pasojat e krizës në të dyja këto bashki. IuteCredit përgatiti dhe shpërndau derë më derë pako ushqimorë për secilën nga këto familje.

Ndërsa në Tiranë, IuteCredit ju bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës, ‘Adopto një gjyshe/gjysh’, dhe mori nën kujdesje 50 gjyshe dhe gjyshër të Njësisë Administrative numër nëntë. Për të gjithë të moshuarit u shpërndanë ndihma ushqimore.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular