BallinaKryesoreKomiteti Politik i Vdekjeve/Nga Red Varaku

Komiteti Politik i Vdekjeve/Nga Red Varaku

Nga Red Varaku

Komiteti Teknik i Ekspertëve të vendit, që mbulon epidemiologjinë e Covid 19, me raportimet dhe sjelljen e tij, po sillet si një bandë shërbëtorësh qesharakë dhe pa dinjitet të pushtetit.

Në këto ditë të paprecedenta në të gjithë historinë e njerëzimit, ndryshe nga kolegët e tyre në Perëndim , të cilët po dëshmojnë një sakrificë dhe heroizëm të vërtetë , ata në vend që të tregonin besnikërinë ndaj popullit, janë vënë në garë për të treguar besnikërinë dhe servilizmin ndaj partisë dhe pushtetit.

Me një sjellje të papërgjegjshme, në vend që ta vendosnin sistemin tonë shëndetësor në shërbim të shëndetit të qytetarëve, ata e kanë vënë atë tërësisht në shërbim të kapriçove të një njeriu të vetëm.

Kjo do të ishte një sjellje e pranueshme në Korenë e Veriut , Kinë apo Rusi, sepse dihet fundi i atyre që kundërshtojnë partinë në këto vende, por është krejt e papranueshme në një vend si Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe kandidate serioze për integrimin europian.

Kurba që ata paraqesin dhe strategjia zyrtare pa testime, që ata aplikojnë prej gati më shumë se një muaj, nuk janë thjesht joprofesionale dhe qesharake, por janë kriminale, sepse nëpërmjet disinformimit të opinionit publik dhe mungesës së një harte konkrete për shkak të mungesës së testimeve, e kanë kthyer Shqipërinë në një zonë të minuar, që në çdo moment mund të na hedhë në erë të gjithëve.

Gjithashtu strategjia e hapjes së ngadalshme që ajo propozon, është copy/paste me strategjinë që po ndjek Italia. Ajo nuk është bazuar në asnjë të dhënë konkrete të realitetit shëndetësor apo ekonomik shqiptar. Trajtimi i të gjithë qyteteve të Shqipërisë me të njëjtat masa ndaluese, pa u bazuar në realitetin individual të secilit qytet, dëshmon qartësisht paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e këtij Komiteti.

Deklaratat e tyre janë në inkoherencë të plotë me arsyen, por në koherencë të plotë me propagandën e qeverisë, e cila në këto ditë të vështira për vendin ka si shqetësim kryesor se si ta përdorë këtë fatkeqësi për të kuruar imazhin e saj dhe ta kthejë edhe këtë fatkeqësi në favorin e saj.

Pra, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ose siç njihet ndryshe Komiteti Politik i Vdekjeve, është kthyer në mekanizmin kryesor të propagandës së qeverisë.
Ky Komitet, nëpërmjet manipulimit kriminal të të dhënave dhe statistikave, është kthyer në një armë, këmbëzën e të cilës kryeministri e tërheq drejt kundërshtarëve të tij sa herë t’i teket.

Por, dihet që kur politika përdhunon shkencën, pjella e saj nuk i mbijeton dot realitetit. Statistikat qesharake të Komitetit të Politik të Partisë bëjnë me turp edhe vetë drejtuesit e Koresë së Veriut.

Në fakt, dështimi për të bindur shqiptarët se shifrat, që ai po i servir atyre janë shifra të vërteta , është edhe dështimi më i dukshëm i Ramës dhe dhimbja më e madhe e tij, sepse duket që atë dhe përrallat e tij sot nuk i beson më askush.

Të gjithë e kanë të qartë, që kjo bandë është sot e tëra në shërbim të pushtetit. Ajo është bashkëpunëtore në krim e kësaj qeverie në realizimin e terrorit të jashtëzakonshëm mbi një mujor të ushtruar mbi shqiptarët, si dhe për dëmin e pallogaritshëm ekonomik që ka shkaktuar mbi ta

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular