BallinaAktualitetShënohet një rast i ri me COVID-19 në Fier, shkon në 36...

Shënohet një rast i ri me COVID-19 në Fier, shkon në 36 numri i të infektuarve në këtë qytet

Ka shkuar në 36 numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier.

Ka rezultuar pozitiv një tjetër qytetar, që është i afërm i 3 pacientëve të fundit, që u prekën nga COVID-19, dhe që ishin një vatër e re infeksioni në këtë qytet.

Ju ishin marrë tamponët pesë familjarëve të 3 të infektuarve, ku sot njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Menjëherë pas kësaj, janë izoluar gjithë familjarët dhe të afërmit, me të cilët mund të kenë pasur kontakte të infektuarit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular