Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në Elbasan. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.5 të shkallës rihter, ndërsa e kishin epiqendrën 5 km në Verilindje të Peqinit dhe 29 km në Jug të kryeqytetit.
Tërmeti është ndjerë në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Lushnje dhe Berat.
Ndërkohë, në një lidhje telefonike për “News24”, gazetari Fatmir Popja tha se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe kanë shkaktuar frikë te qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.