BallinaOP EDBukë, kripë e propagandë, realiteti Rilindas ndaj COVID-19 dhe tërmetit

Bukë, kripë e propagandë, realiteti Rilindas ndaj COVID-19 dhe tërmetit

Nga Eglantina Mirashi

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.
Ky mjerim aq therës i Migjenit është realitet jashtëzakonisht  i trishtë që fatkeqësisht vazhdon të shihet ende qartë në shqiperinë e nëpërkëmbur dhe në popullin e saj të shtypur. Zëri kumbues i tij prek deri në grahmat e fundit padyshim moralin e shthurur të një politike të ndyrë shumë vjeçare. Përbuzja që i bëhet mjerimit të skajshëm në shqipërinë tonë mëmë na vjen tmerrësisht hidhur. Për fat të keq ky realitet është i pandryshuar, as nga termeti i nëntorit as nga virusi vdekjeprures Covid. Përkundrazi sa vjen e bëhet më i rëndë më i hidhur më cinik dhe i pashpirt. Një çapë bukë dhe një qese e ndyrë e sjelle tek dera nga hipokritet që të detyrojnë dhe të buzëqeshësh që të dalesh i lumtur me ta në fotografi se duhet t’ja percjellin ne kohë reale fotot shefit është padyshim krim makabër që shkel të drejtat themelorë të njeriut, vetëm të pashpirtët mund ta bëjnë. Qeveri totalisht e papërgatitur për katastrofën. Dhe mes këtij kaosi, këto fotografi të njerëzve me qese ushqimesh jetike, janë drama e mjerimit modern. Qeveria po harton planin e tretë por ti ndërkohë ske buken thatë në darkë tu japësh fëmijevë të tu, dhe në këtë rast kryeministri arrogant do thoshte mos paguaj internetin që të blesh gjalpin.  Qeveria të ndihmon,por harron se taskat që ti paguan jane shumë më shumë se ajo qesja e mjerimit , qeveria  të vjedh, qeveria të fotografon. Qeveria sot shton mjerimin. Qeveria mbjell zhgënjimin, vret shpresën dhe zhyt  çdo përpjekje për dinjitet mes skamjes e harresës. Sot qeveria shqiptare të gjobit e po ajo të fal, qeveria të ndëshkon, kur dhe si të dojë ajo. Totalisht në kundërshtim me liritë e të drejtat e skllevërve të saj që ajo i quan qytetar.
“Kur është në pyetje dinjiteti njerëzor, ne nuk mund të bëjmë kompromise.” do thoshte gruaja e hekurt e Gjermanisë Merkel, nuk pretendoj të zërë vend tek drejtuesit pa dinjitet të shtetit, dhe nuk pretendoj ta dojë popullin shqiptar Edi Rama siç do Merkel popullin e saj por të paktën të kenë nderin mos të TALLEN. Të reflektojnë dhe mendojnë për pak çaste çdo ndodh me ta nëse një tërmet i përmasave të nëntorit do u shkatërronte atyre çdo gjë që kishin dhe të flinin me muaj në çader ata apo prinderit e tyre?? Si do ndiheshin nësë Corona të depertonte dhe në kostumet e tyre firmato apo fëmijeve tyre????? Nuk e di cila lloj katastrofe do ju bënte më njerëzor ,më human dhe më të përgjegjshëm??!
Apo ndoshta kafshata e mjerimit një ditë do ju kthehet në mallkim??????

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular