BallinaBotaDenoncimi në Itali/Kishte infermierë të infektuar, kështu e vranë nënën time

Denoncimi në Itali/Kishte infermierë të infektuar, kështu e vranë nënën time

Gazeta italiane “Il Giornale” ka publikuar denoncimin e një qytetareje që është identifikuar vetëm me emrin Franceska nga Firenze, por që ka shkaktuar mjaft polemika në vendin fqinj. Sipas këtij denoncimi, azilet e të moshuarve ka pasur infermierë të infektuar dhe kjo ka shpërndarë virusin te mosha e tretë duke shkaktuar shumë humbje jete.

“Ishte sikur nëna ime u tret në eter. Nuk e pashë dot as kur e mbyllën në arkivol. Ishte një grua e zonja. Ishte në gjendje shumë të mirë. Lëvizte me karrocë, por mbahej mjaft mirë. Flisnim çdo ditë dhe takoheshim shpesh derisa në mars na u tha se azili ishte mbyllur për vizitorët e jashtëm për të mos rrezikuar jetën e pacientëve.

E pranova me dhimbje, ashtu si gjithë të tjerët. Por edhe kjo nuk i mbrojti të moshuarit. Ditë për ditë atje po rriteshin të infektuarit dhe në të paktën 4 prej tyre vdiqën që në azil, pa shkuar fare në spital, por askush nuk e thotë. U përpoqa të kërkoja shpjegime, por përgjigjja që merrja ishte “këtu është çdo gjë mirë” ndërkohë që nëna ime ishte transferuar më spitalin e Careggi.

Çdo gjë u mbajt e fshehtë sepse në realitet dikush aty ka gabuar. Kam mësuar nga të afërm të tjerë që nuk jam e vetmja që më ka ndodhur diçka e tillë skandaloze. Pak ditë më parë mësova nga një infermiere që punonte në strukturën e nënës sime se ndërsa rezidenca ishte bllokuar për vizitorët e huaj, mjekëve dhe infermierëve nuk iu ndërpre puna edhe pse kishin dalë pozitivë me koronavirus.

Ishte një infermiere e re që kishte dalë pozitive, por vazhdonte punën në azilin e nënës sime sepse askush nuk e kishte ndaluar. Vajza e re nuk e dinte që ishte e infektuar, por dikush atje lart kishte vënë me qëllim “një bombë me sahat në një kështjellë rëre”.

Infermierja pranoi se të njëjtën maskë iu desh ta mbante për 15 ditë sepse nuk kishte të tjera dhe se ajo ishte më mirë se asgjë. Sapo u konfirmua rasti i parë në këtë azil u bënë një seri tamponesh. Nëna ime ishte zhvendosur në një dhomë të veçantë. Nuk pati kohë as të merrte përgjigjet e testit sepse gjendja ishte përkeqësuar dhe për këtë e dërguan në spital.

Tamponi iu bë në 25 mars, por edhe pas 3 ditësh nuk kishin arritur rezultatet. Ajo ishte mjaft keq ndaj e morën nga azili me ambulancë. Pak ditë më pas u nda nga jeta pa paur mundësi t’i jepja lamtumirën e fundit” – thuhet në rrëfimin e Francesca nga Firenze.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular