BallinaKryesorePaaftesi menaxhuese apo...Nga Ilir Allkja

Paaftesi menaxhuese apo…Nga Ilir Allkja

Nga mjeku Ilir Allkja

Mjeku i familjes është kontakti i parë i të sëmurit në gjithë botën por edhe në Shqipëri.
Por në fillim të epidemisë së COVID-19 në Shqipëri u mënjanua mjeku i familjes dhe si kontakt i parë u caktua numri i njësisë së koordinimit të urgjencave 127.
Kjo së pari solli çorientim dhe panik në popull, por edhe mbingarkesë në njësinë operative 127.
Numri i punonjësve në sallë ishte tej i vogël në krahasim me telefonatat në pritje. Heraherës telefonuesve ju është dashur të presin mbi 30 minuta në linjë.
Ndodhte që telefonuesit lodheshin në pritje dhe hiqnin dorë së kërkuari ndihmë në numrin 127.
Është fakt që numri i operatorëve në sallën e të njësisë së koordinimit të urgjencës kombëtare është shumë herë më i ulët se sa 1600 mjekë të familjes, por edhe cilësisht, nga ana profesionale operatorët e njësisë së koordinimit në shumicë janë infermierë dhe shumë pak mjekë.
Unë po e marr të mirëqenë që infermierët dhe ata pak mjekë në njësinë operative 127 janë ndër më të pregatiturit në Shqipëri.
Operatorët nuk kanë asnjë njohuri rreth pacientëve, asnjë njohje personale, asnjë qasje rreth historikut të jetës (sëmundjeve) së të sëmurit, si mund të ishin këta kontakti i parë me të sëmurin ?!
Mjekët e familjes njohin në detaj gjithë historinë e sëmundjes të çdo pacienti dhe i kanë të dokumentuara, kësisoj mjeku i familjes do të ishte kontakti më dobiprurës, për të dyshuarit me COVID-19.
Vetëm me datë 6 prill Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësore nr.5 tha se mjekët e familjes do të zhvillojnë konsulta online me pacientët e sëmurë me COVID-19, dmth përfshiu mjekët e familjes në menaxhimin e epidemisë së coronavirusit në Shqipëri, veprim i drejtë megjithëse i vonuar !
Gjithsesi personalisht e kam mbështetur përfshirjen e mjekëve të familjes në menaxhimin e COVID-19 dhe uroj që lënia e 1600 mjekëve jashtë betejës më të madhe jetëshpëtuese të ketyre viteve të ketë qenë thjesht paaftësi , mangësi këshillimi ndaj ministres, kryeministrit !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular