BallinaAktualitetA do ketë pushime verore këtë vit? Presidentja e KE jep përgjigjen...

A do ketë pushime verore këtë vit? Presidentja e KE jep përgjigjen e papritur

Personat që duan t’i kalojnë pushimet në Evropë mund ta kenë ende mundësinë që të pushojnë në vendet e tyre të preferuara pavarësisht koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Një javë pasi deklaroi se do të ishte mirë që të mos bënit plane për këtë verë, von der Leyen  është shprehur tashmë se pushimet mund të jenë të realizueshme nëse gjeni një “zgjidhje të zgjuar”.

Presidentja e KE u shpreh në një intervistë për Expresso:

“Mendoj se ne do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të pasur pushime verore. Ndoshta pak ndryshe, me masa të tjera higjienike, me pak më shumë distancim social, por është mbresëlënëse të shohim sesi kemi gjetur zgjidhje. Kështu që unë jam optimiste për pushimet verore.”

Von der Leyen i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjes nëse evropianët do të kishin të paktën mundësinë që të bënin pushime brenda vendit ku jetojnë. Gjithsesi, ajo nuk e saktësoi nëse po fliste për bërje pushimesh brenda vendit apo edhe jashtë kufijve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular