BallinaAktualitetCOVID-19, konfirmohen 25 raste të reja në Shqipëri, harta e shpërndarjes...

COVID-19, konfirmohen 25 raste të reja në Shqipëri, harta e shpërndarjes…

Është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja.

Aktualisht numri të prekurve në vendin tonë është 609. Në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur jetën nga koronavirusi. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 40 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 27 raste

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular