BallinaAktualitetFlet profesori i njohur Mentor Petrela: Virusi mund të ketë qarkulluar që...

Flet profesori i njohur Mentor Petrela: Virusi mund të ketë qarkulluar që në janar

spot_img
spot_img

Ekziston mundësia që përballja e parë me COVID-19 të mos ketë qenë në fillim të marsit, atëherë kur u konfirmua zyrtarisht edhe rasti i parë, por që në janar.

I së njëjtës linjë mendimi, sikundër epidemiologu Eduard Kakarriqi, është edhe profesor Mentor Petrela.
I kontaktuar nga “Panorama“, profesor Petrela tha se mbështet hipotezën e profesor Kakarriqit, se ky virus ka nisur të qarkullojë më herët, konkretisht në fillim të vitit. “Po, mbeshtes bindjen e paraqitur nga profesor Kakarriqi, mbi mundësinë e qarkullimit të virusit në muajt janar dhe shkurt”.

Qasja e profesor Eduard Kakarriqit mbështet në aspektin simptomatologjik. Që do të thotë se janë simptomat që kanë manifestuar pacientët gjatë asaj periudhe, ato të cilat ngrenë hije dyshimi mbi mundësinë e depërtimit të këtij virusi disa javë më parë konfirmimit të rastit të parë nga autoritetet shëndetësore.

Temperatura e zgjatur, sipas profesorit, nuk është karakteristikë e gripit sezonal. Nga ana tjetër, mungesa e kiteve për analiza, si rezultat i mungesës së një përkufizimi mbi rastin, ajo që njihet edhe si “case definicion” nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka bërë që të gjitha rastet e konstatuara të skedohen si raste gripale dhe jo si raste “të dyshuara me koronavirus”.

petrela

“Kitet mungonin dhe koronavirusi nuk kishte bërë bujën që do të bënte. Por, përgjatë asaj periudhe ka pasur raste me temperaturë të zgjatur, që nuk është karakteristikë e gripit stinor. Raste që kanë ndenjur në shtëpi ndoshta dhe me pneumoni që ka zgjatur për një kohë të gjatë apo që kanë pasur vështirësi në frymëmarrje. Kanë qenë këto shenjat e para, të cilat i kam hasur edhe nga përvojat e individëve të ndryshëm, të cilët po ashtu e kanë konfirmuar këtë pas intervistës sime. Kjo do të thotë që ka gjasë që qarkullimi i virusit të ketë filluar në vendin tonë që nga gjysma e dytë e muajit janar.
Eduard-Kakarriqi-780x405

Më pas, nga fundi i muajit shkurt, ai mori një potencim të madh, për t’u paraqitur në fillim të marsit me rastin e parë të konfirmuar me COVID-19. Një moment negativ është përkufizimi i rastit, ose ai që quhet “case definicion”, jo përcaktimi, por përkufizimi. Ky përkufizim i rastit jepet nga OBSH dhe OBSH këtë përkufizim mbi këtë koronavirus, që është SARS COV-2, e ka dhënë vetëm nga fundi i muajit shkurt, diku nga data 27 shkurt.

Në këto kushte, shtetet, përfshirë edhe Italinë, kanë operuar pa pasur përkufizimin e rastit. Kjo do të thotë që mjekët, përfshirë edhe ata në vendin tonë nga ana klinike, duke mos pasur kite, e kanë pasur të pamundur të përcaktonin apo t’i skedonin si “suspekt COVID-19″, pra si raste të dyshuara me koronavirus dhe jo grip siç është bërë”, ka pohuar epidemiologu profesor Eduard Kakarriqi.

Çfarë të shpie drejt kësaj linje mendimi është edhe fakti që në Itali, rastet e para janë konfirmuar në janar. Duke marrë parasysh ndërveprimet mes dy vendimeve, ku janë me mijëra udhëtarë çdo ditë, atëherë shkalla e mundësisë rritet.

Veç të tjerash, kjo dëshmohet sipas profesor Kakarriqit edhe me faktin që rritja eksponenciale e kurbës gjatë fundit të shkurtit, fillimmarsi e ka bazamentin e vet më herët. Ndaj edhe kurba në gjysmën e dytë të marsit merr një formë pak a shumë të sheshtë, me ulje e ngritje./Panorama.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular