BallinaAktualitetKina nis ndërtimin e stadiumit më të madh në botë – Sinjalizon...

Kina nis ndërtimin e stadiumit më të madh në botë – Sinjalizon shpresën se turmat do të mblidhen përsëri

Ndërsa Kina ngadalë po i kthehet normalitetit, ekipi i Shoqatës së Futbollit Kinez Guanzhou Evergrande nisi një projekt prej 1.7 miliardë dollarësh për ndërtimin e stadiumit më të madh të futbollit në planet, i cili pritet të përfundojë deri në vitin 2022, duke treguar optimizmin e qeverisë për rifillimin e tubimeve masive .

Stadiumi i quajtur ‘Flower City’ i cili do të ketë formën e një zambaku uji, do të jetë arena më e madhe e futbollit në botë me 100,000 vende, 16 suita private VVIP, 152 suita VIP , Zona FIFA dhe më shumë.

Super Liga Kineze fillimisht ishte planifikuar të fillonte sezonin e saj më 22 shkurt, por për shkak të pandemisë, aktualisht janë në pauzë pa ndonjë datë të caktuar për rinisjen.

Mega stadiumi është vendosur të përfundojë në vitin 2022 në mënyrë që të shërbejë si nisje e Kupës së Azisë 2023, një shenjë që kampionati dhe Kina, presupozojnë që mbledhjet masive si ngjarjet sportive do të rifillojnë pa kufizime distancuese sociale deri atëherë.

Guangzhou Evergrande është në pronësi të Evergrande, kompania më e madhe e pasurive të patundshme në Kinë me 65 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2019. (Forbes) SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular