Një ngajrje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.
Një grua, ende e paidentifikuar, është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Qazim Turdiu”, pranë Hipotekës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.