Vendimi për mbylljen ose jo të vitit shkollor do të merret në fund të prillit. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një videomesazh në Facebook dhe se ka gati të dy skenaret edhe për rikthimin në shkolla edhe për mbylljen e vitit shkollor në këto kushte.
Besa Shahini: Nuk ka ende një vendim final për mbylljen e vitit shkollor, do ta kemi në fund të prillit. Po shohim situatën me koronavirusin sesi po zhvillohet ajo dhe po presim një vendim nga task forcë për koronavirusin nëse do të kthehemi në shkolla apo jo. Sidoqoftë ne i kemi të gjithë skenarët gati si në rastin që të kthehemi në shkolla si në rastin që nuk kthehemi në shkolla dhe do të zbatojmë njërin nga këto skenarë.
Ministrja Shahini tha gjithashtu se në fund të prillit, do të botohen edhe planet e reja orientuese për maturën që nuk përmbajnë temat që nuk janë zhvilluar në kushtet shkollore. Ndërsa edhe për vitin akademik vendimi do të merret po në fund të prillit.
Besa Shahini: Studentët pyesin për mënyrën si do mbyllet viti akademik. Ne po punojmë ngushtë me rektorët, dekanët, shefat e departamentit që të shohim se çfarë kanë planifikuar universitete e ndryshme për mbylljen e vitit akademik. Ne po koordinojmë punët me ta, por në fund të ditës vendimmarrja është e Universitetit. Por në fund të prillit do të marrim një vendim të përbashkët edhe për mbylljen e vitit akademik.
Shahini tha se plani i ministrisë është që të mbyllin vitin shkollor në qershor dhe mos ketë pengesa për nxënësit që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit.Ora News