Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se pas vendimit për heqjen e taksave për jahtet qëndron përdorimi i tyre për trafik kokaine
Berisha: Janë porositura tonelata me farë kanabis. Janë përgatitur të gjitha trojet nga Dukagjini deri në Tepelenë për t’u mbjellë me kanabis. Është porositur fara. E kam informacionin e sigurt që po lihet toka e bukës pa u mbjellë për ta mbjellë kanabis.
Krimi është fitimtar i madh. A po kalohet nga skafo-republika e kanabisit e Saimir Tahirit. Kur e hoqën moratoriumin, njeriu i parë që bleu skaf ishte Saimir Tahiri.
Tani Edvini dhe Olsi po blejnë jahte dhe po kalohet tek republika e kokainës. Se jahtet janë për kokainë. Kur i shton biznesit të vogël një taksë prej 250 mijë lekësh, heq taksat për jahtet.
Në qoftë se duam të shtojmë katastrofën e biznesit dhe nuk duam të shohim biznese që falimentojnë si pulat nga kolera, duhet të japim rrogat dhe të mos shpunësohet asnjë njeri.