BallinaAktualitetE mitura denoncoi fqinjin për përdhunim, babai i saj tregon historinë tjetër:...

E mitura denoncoi fqinjin për përdhunim, babai i saj tregon historinë tjetër: Ky djalë ma ka bërë vajzën për…

Prej 20 vjetësh, familja Beketeshi jeton në një banesë në ndërtim e sipër në fshatin Gjashtë të Sarandës. Nëse ngjarja e ditës së martë nuk do të ishte bërë publike, ku pas një denoncimi u arrestua nga Policia 72- vjeçari Barjam Tusha, ndoshta nuk do të dinim më shumë për këtë familje.

vullnet bekteshi

I moshuari u arrestua pas denoncimit të një 17-vjeçareje për përdhunim. Gjatë një interviste për gazetën “Panorama”, prindërit e vajzës me inicialet S.B., babai, Vullnet Bekteshi, dhe nëna e vajzës, Lida Bekteshi, thanë se, “Barjam Tusha është i pafajshëm”.

“Duam të shpëtojmë vajzën nga kthetrat që i janë hedhur”, sipas tyre, nga një i ri, që hiqet si i dashuri i saj. “Vajza është pre e mashtrimit. E kanë droguar dhe kanë qëllim trafikimin…”, thonë ata

Çfarë problemi ka ndodhur më një 72-vjeçar nga Gjashta dhe vajzën tuaj?

Asnjë lloj problemi. Unë me 72-vjeçarin jam rritur, kam 12 vjet që ha bukë me atë dhe problemi është i atij djalit që bëri denoncimin për arsye se më kishte marrë vajzën 22 ditë e nuk ma solli në shtëpi dhe vajza ka ikur nga mëndja e kokës. Dhe ai tani e nxit vajzën duke i thënë, do bësh si të them unë. Vajza dhe mua më denoncoi dje si prind, më denoncoi dhe mua dhe atë kot. Dhe vajza tani thotë që unë nuk kthehem më te ju.

Ku ndodhet vajza?

Tani vajza ndodhet në Polici.

lida bekteshi

Çfarë njohjeje keni me të akuzuarin?

E kam pasur shok në fillim, e bëra krushk dhe ngeli shok një jetë. Se tani se i iku djali atij, unë nuk mund ta shes, ajo është fatkeqësi e jetës.

Ju jetoni bashkë me të?

-Jo. Unë i bëj një bukë, një lugë gjellë, që ia jap se është plak njeri, është vetëm, kam shumë respekt, më do dhe e dua në maksimum dhe nuk dua që ta fus atje brenda, sepse fajtori nuk është ky që më ka sëmurur vajzën dhe ma ka çuar vajzën në katastrofë. Vajzën ma ka çuar i dashuri i saj në katastrofë. I ka hedhur ilaç, apo nuk e di se çfarë i ka bërë dhe e ka bërë vetëm për vete.

Kush denoncoi në polici?

Edhe unë denoncova dhe ai bëri kundërdenoncim.

Çfarë denoncuat ju?

Unë denoncova që më ka marrë vajzën 22 ditë dhe nuk ma solli. Vajza është në shkollë në Ekonomik, në Sarandë. Ai rrinte pas vajzës i shoqëruar me një tjetër, që kemi pasur një problem dikur më përpara dhe u bënë tani bashkë që të fusin Bajon brenda.

Nga është ky djali?

Ky është nga Tepelena me origjinë, D. R.. Dhe ky është për në burg, e jo xhaxhi Bajua. Xhaxhi Bajua është miku im, shoku im, i respektuari im. Ky djalë e ka kthyer vajzën në atë mënyrë që të fusë Barjamin brenda.

A i keni thënë këto në Polici, që Barjami nuk ka faj?

Mua nuk më ka pyetur asnjë në Polici.

A keni ndonjë shqetësim për vajzën? Unë tani kam shqetësim për vajzën, se më përpara nuk kam pasur. Ajo thotë që ka ndodhur para tri vitesh…

Po vajza, ku ndodhet? Vajzën time e mori shteti, se ajo më ka denoncuar edhe mua. Më ka përdhunuar babai thotë, më ka përdhunuar edhe Barjam Tusha. E kupton tani se çfarë i ka bërë ai vajzës. Kushedi çfarë i ka hedhur, i ka shpëlarë trurin dhe vajza më tha më çoi babi në një makineri më vuri diçka në kokë, shtypi një buton…

Çfarë apeli bëni?

Barjam Tusha është i pafajshëm dhe kërkoj të dënohet djali që më ka “vrarë” vajzën, se ma ka bërë vajzën për psikologe. Ai të dënohet sa e ka ligji në fuqi. Nuk e fal asnjë orë, asnjë minutë.

Sa fëmijë keni ju?

-Tre dhe kam 20 vjet që banoj në fshatin Gjashtë. Vajza që po diskutohet, është e dyta. Kam një të martuar në Greqi dhe kam edhe një djalë, të voglin. PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular