BallinaAktualitetKoronavirusi shpërthen keq tek burgu "313", konfirmohen 13 raste të reja pas...

Koronavirusi shpërthen keq tek burgu “313”, konfirmohen 13 raste të reja pas të paraburgosurit italian

Koronavirusi depërton edhe në burgje. Pas rastit të parë të konfirmuar në burgun 313 në kryeqytet të të paraburgosurit italian janë regjistruar edhe 13 raste të reja.

“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë” njoftoi Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 29 raste të reja me Covid 19, duke e çuar në 663 numrin e të infektuarve.

Deri tani betejën me sëmundjen e kanë humbur 27 pacientë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular