BallinaAktualitetTë moshuarit me Covid-19 shfaqin simptoma të pazakonta

Të moshuarit me Covid-19 shfaqin simptoma të pazakonta

Të  moshuarit e infektuar me Covid-19 , sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, kanë disa simptoma “atipike”( simptoma të ndryshme nga çfarë kanë të infektuarit e tjerë), duke ndërlikuar përpjekjet që ata të marrin një trajtim në kohë dhe mënyrë  të duhur, sipas mjekëve.

Covid-19 ka 3 simptoma tipike: ethe, kollë dhe gulçim. Por  është konstatuar  se të moshuarit mund të mos kenë asnjë nga këto simptoma.

Përkundrazi, të moshuarit mund të flenë më shumë se zakonisht ose të ndalojnë së ngrëni.

Ata janë të hutuar shumicën e kohës , duke humbur orientimin rreth gjithçkaje dhe madje ka raste që humbin vetëdijen.

“Disa njerëz të moshuar, nga ndryshimet në moshë ose probleme të mëparshme neurologjike, siç është goditja në tru, mund të kenë ndryshim në kollë. Ndërsa disa të tjerë mund të mos jenë në gjendje të tregojnë simptomat e tyre.”

Mbledhja e të dhënave të simptomave atipike

Në Zvicër, Dr. Sylvain Nguyen, një mjek  geriatrik në Qendrën Spitalore të Universitetit të Lausanne, ka përgatitur një listë të simptomave tipike dhe atipike te pacientët me moshë më të vjetër të Covid-19.

Të përfshira në listën atipike janë ndryshimet në statusin e zakonshëm të një pacienti, humbja e vetëdijës, lodhja, letargjia, presioni i ulët i gjakut, gëlltitja e dhimbshme, zbehja, diarreja, të vjella, dhimbje barku dhe humbja e nuhatjes dhe shijes.

Të dhënat vijnë nga spitalet dhe shtëpitë e infermierisë në Zvicër, Itali dhe Francë, tha Nguyen në një email.

Në vijat e para, mjekët duhet të sigurohen që të vlerësojnë me kujdes simptomat e një pacienti në mosha më të vjetra./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular