Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, theksoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se do të ketë një valë të dytë të koronavirusit, e cila do të jetë më e madhe, por e përballueshme nga strukturat spitalore, nëse zbatohen masat.
“Ne jemi kërrnacë, por edhe shumë me tefter për të përdorur teste. Duhet bërë hapje graduale, që përplasja me të infektuar të jetë më e vogël, zhvillimi i rasteve të jetë gradual dhe të jetë nën kontroll si numri i të prekurve, si numri i atyre që mund të trajtohen në spital. Në valën e dytë shpresojmë të mos kapërcehen strukturat e spitalit, por ama në Kinë dhe Kore u mbyllën menjëherë pas hapjes, sepse pati shtim të rasteve. Infektimet e valës së dytë mund të jenë më të mëdha se të valës së parë, por mund të përballohen me strukturat spitalore, nëse kemi hapje graduale.