BallinaAktualitet“Ku e mora virusin..”: Flet mjeku i Dispancerisë, pozitiv edhe familjarë

“Ku e mora virusin..”: Flet mjeku i Dispancerisë, pozitiv edhe familjarë

Abcnews.al raportoi sot se nje mjek i Dispancerise s Përgjithshme në Tiranë ishte prekur nga koronavirusi dhe bashkë me të kishin rezultuar pozitivë edhe disa prej familjarëve.

Mjeku shpjegoi rrethanat e infektimit të tij në një intervistë telefonike për gazetaren e Abc News, Ajgena Korbi.

Ai shprehet se nuk e ka marrë në punë infeksionin duke dyshuar se është infektuar prej familjarëve të tij, kjo edhe për faktin se virusi u konstatua edhe tek familjet e dy vëllezërve të tij.

Mjeku shpjegon se deri dy ditë më parë ka qenë në punë dhe është konstatuar pozitiv vetëm ditën e sotme pas disa simptomave.

Pas daljes pozitiv të tamponëve, mjeku bashkë me familjarët janë karantinuar, ndërsa  thekson se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore duke patur vetëm disa simptoma të lehta.

Bluzat e bardha kanë qenë vazhdimisht të kërcënuar nga koronavirusi. Deri më tani janë infektuar 62 mjekë dhe infemierë, ku 47 janë shëruar tashmë, kurse pjesa tjetër vijojnë të jenë aktivë. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular