BallinaAktualitetShtohen rastet me Covid 19, i prekur punonjësi i policisë

Shtohen rastet me Covid 19, i prekur punonjësi i policisë

Pas disa ditëve në qetësi, rikthehen rastet pozitive me Covid 19 në qytetin verilindor të Kukësit. burime bëjnë me dije se në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv një person, i cili është punonjës i policisë së Shtetit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se efektivi i policisë ndodhen në karantinë që prej një jave, pasi kishte pasur kontakte me personat e prekur më herët në Kukës.

Me këtë rast numri i të prekurve në qytet shkon në 12, ndërkohë që raste ka pasur më herët dhe në Tropojë dhe në Has, por që ditët e fundit, duket të jetë ndalur përhapja.

Deri dje në vendin tonë ishte 663 numri total i të prekurve me Covid 19, ndërmjet tyre 385 janë të shëruar, ndërsa ka një ulje të ndjeshme të personave që kërkojnë ndihmë në spitale.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular