Nga Enri Çeno
Sipas një studimi të fundit mbi reagimin dhe masat e marra nga qeveritë ndaj pandemisë së COVID-19 të realizuar nga fondacioni hungarez Szazadveg, bazuar në të dhënat të mbledhura nga FMN dhe Banka Botërore.
Rezulton se, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë mundësuar një stimulim në ekonomi me vlerë përkatësisht 30,6 dhe 24,6 përqind të PBB-së së tyre. Hungaria, Spanja, Italia dhe Republika Çeke variojnë në vlerën e 20 përqind. Në Ballkan, vendet shkojnë nga Kroacia me 11 përqind të PBB-së stimulim në ekonomi, deri në fund Shqipëria me 1,3 përqind.
Pra kjo është Shqipëria jonë e vërtete, përtej propagandës së surrelit që na rendit si vendi me reagimin me te efektshëm në planet si pasojë e masave të marra nga qeveria ndaj coronavirusit apo si vendi më i sigurtë në botë.
Jemi thjeshtë të fundit të klasës në çdo renditje, jemi të fundit edhe në luftën ndaj pandemisë sic edhe shifrat tregojnë. E veç kësaj, jemi një shtet pa gjykata, me një parlament të cunguar e gjysmak të mbushur me kriminele e idiotë patologjikë, jemi një ekonomi e falimentuar pa investime të huaja e të grabitur nga 10 individë, jemi një republikë bananesh e drejtuar nga një i çmendur që është mbyllur në kullën e tij në surrel.